LAJM I FUNDIT/ Shpërthim i fuqishëm në ambientet e ish-kombinatit Metalurgjik në Elbasan/ Raportohet vetëm për dëme materiale

0

Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua pak më parë në ambientet e ish- kombinatit Metalurgjik më Elbasan. Shpërthimi i zhurmshëm sipas banorëve të zonës industriale të ish-Metalurgjikut (Kurumi) ndodhi në harkun e tri minutave.

Burime bënë me dije se shpërthimi u lokalizua në zonën ku ndodhen furrat e shkrirjes. Nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale dhe thyerje të xhamave të disa kompanive industriale. Incidente të tilla në zonën industriale të ish Metalurgjikut janë të shpeshta dhe mjaft herë edhe me pasoja. Pas incidentit në vendngjarje ka shkuar policia por ende nuk ka një njoftim zyrtar për incidentet e ndodhura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu