LAJM I FUNDIT/ Vendosi eksplozivin në derën e banesë së biznesmenit, arrestohet autori i dyshuar

0

 

Policia e Vlorës ka arrestuar 42-vjeçarin Ramiz Kutelaj, si personin e dyshuar të shpërthimit me eksploziv të ndodhur më datë 12.04.2021, në lagjen “Xhenio” në Orikum.

Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë

Vijon puna nga strukturat e DVP Vlorë, për goditjen e paligjshmërisë.

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore ngjarja e ndodhur në datën 12.04.2021, në Orikum. Vihet në pranga autori i dyshuar.

Ndalohen dhe 2 shtetas të shpallur në kërkim për vjedhje.

Pas një pune hetimore të pandërprerë, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 12.04.2021, në lagjen “Xhenio”, Orikum, ku ka ndodhur një shpërthim eksplozivi në banesën e shtetasit A. TH. dhe si pasojë është dëmtuar vetëm dera e banesës.

Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë policore, veprimeve hetimore procedurale, si dhe provave të siguruara në lidhje me këtë ngjarje, nga ana e specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: R. K., 42 vjeç, banues në Orikum, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin K. M., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u ndalua shtetasi në kërkim S. Z., 22 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu