LAJM I FUNDIT/ Zhvendoset nga Fieri Klodian Çalamani, ja burgu ku u dërgua për të qenë i mbrojtur nga sulmet

0

Vrasësi i 8-vjeçarit Mateo Vasliu, Klodian Çalamani është dërguar mbrëmjen e sotme për të vuajtur masën e sigurisë “arrest me burg” në qelitë e paraburgimit të Vlorës. Për të shmangur ndonjë sulm të mundshëm nga të burgosurit e tjerë, ai është vendosur në izolim. Ku edhe do të mbahet deri në marrjen e vendimit përfundimtar për të.

38-vjeçari u arrestua dy ditë më parë pasi në oborrin e banesës së tij u gjet kufoma e groposur e 8-vjeçarit, i cili pasi i kishte blerë bukën, ia kishte dërguar në banesë.

Pikërisht në këtë moment Çalamani e kishte qëlluar me lopatë pas koke, duke i marrë edhe jetën. Më pas, për të fshehur krimin e kishte groposur të miturin, ndërsa i ishte bashkuar “kërkimeve” për të së bashku me familjen. Gjatë ditës së sotme, gjykata e Fierit dha masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për autorin. Ai nuk ishte i pranishëm gjatë seancës, ndërsa jashtë ambienteve ka patur tensione pasi familjarët kanë kërkuar dënimin e tij me vdekje. Për 38-vjeçarin ishte caktuar një avokat nga shteti, por as ai nuk kishte pranuar që ta mbronte atë që tashmë njihet si monstra i Fierit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu