Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

0

Gjermania planifikon lehtësimin e masave kufizuese

Një vendim i tillë është nxitur nga përhapja e gjerë e Omicron, që pritet të shkaktojë rritje të rasteve edhe në vazhdim. Nisur nga kjo situatë, Gjermania po planifikon lehtësimin e rregullave të karantinës pas një marrëveshjeje mes qeverisë federale dhe asaj shtetërore.

Rregullat e reja pritet ta reduktojnë karantinën në 10 ditë nga 14 ditë që është aktualisht, dhe të infektuarit do të kenë mundësinë të dalin ditën e 7-të, nëse rezultojnë negativë.

Ndërsa personat pranë të infektuarëve do të përjashtohen nga karantina nëse kanë kryer dozën e dytë ose të tretë të vaksinës.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Protesta e 8 janarit: Kryeministria blindohet me mbrojtëse metalike

Ashtu siç ka njoftuar, ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë një protestë ditën e sotme pranë selisë së PD-së.

Tubimi i parashikuar të shtunën në orën 12:00 ka si synim marrjen e zyrave të selisë së PD pas shkarkimit të Lulzim Bashës si kryetar nga Këshilli Kombëtar i thirrur me firmat e Berishës. Bashkë me dyert e selisë së PD-së, është blinduar edhe hyrja kryesore e Kryeministrisë për të shmangur çdo incident të mundshëm gjatë protestës së sotme.

Ambasada Amerikane në Tiranë në një reagim për protestën që do të mbahet nesër para selisë së Partisë Demokratike, u bën thirrje shtetasve amerikanë që të shmangin çdo tubim.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Franca i lejon hyrjen tenistit Djokovic, pas refuzimit nga Australia

Tenisti Novak Djokovic do të lejohet të luajë në turneun Roland Garros këtë vit edhe pse nuk është i vaksinuar kundër Covid-19. Një lajm të tillë e konfirmoi Ministrja franceze e Sportit, fill pas refuzimit që autoritetet australiane i bënë Djokovic, duke mos e lejuar të marrë pjesë në turneun Australian Open.

Sipas urdhrit të ministres, tenisti nuk do t’i nënshtrohet të njëjtës marrëveshjeje organizative si personat e vaksinuar, por do të mund të garojë në Roland Garros, pasi këtë ia lejon protokolli i shëndetit.

Veprimi i Australisë ndaj Djokovic, duke i refuzuar vizën bëri jo pak bujë në botë aq sa kishte nga ata që e quajtën si “trajtim prej të burgosuri” sjelljen ndaj tij, por vetë tenisti vijon ende të mos komentojë publikisht vendimin e tij për të mos u vaksinuar.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Mësuesja nga Texas-i mbyll djalin e saj në bagazhin e makinës pasi rezultoi pozitiv

Një mësuese nga Texas-i është arrestuar pasi ka mbyllur djalin e saj në bagazhin e makinës, me qëllimin për të mbrojtur veten nga infektimi me Covid. 41-vjeçarja është ndaluar nga policia pasi këta të fundit kanë dëgjuar zëra në pjesën mbrapa të makinës dhe kur gruaja hapi bagazhin, panë vogëlushin që rrinte brenda. Në lidhje me veprimin ekstrem ajo tha se po përpiqej thjesht të mos infektohej duke qenë se punonjës të shëndetësisë i kishin thënë se djalit nuk i lejohej të ulej në pjesën e pasagjerëve.

Fatmirësisht fëmija u gjend i palënduar.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Burimi: CNN, The Guardian, Euronews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu