Lajmi i fundit/ Çfarë po ndodh në Elbasan? 4 infermierë dhe mjeku i fëmijëve të prekur me Covid-19

0

Rëndohet bilanci i të infektuarve te Materniteti i Elbasanit. Sapo kanë mbërritur përgjigjet e testit të Covid-19 ndaj 14 personave personel shëndetësor tek Gjinekologjiku nga të cilët 4 infermierë dhe mjeku i fëmijëve që asiston në lindje kanë rezultuar pozitiv ndërsa 9 personat e tjerë negativ.

Para dy ditësh pozitive rezultoi edhe bashkëshortja e pediatrit, e cila gjithashtu punon si kryeinfermiere në Gjinekologjik. Kujtojmë së pas shfaqjes se rasteve të para pozitive, në maternitetin e Elbasanit u mbyllën disa shërbime në këtë pavion, duke qëndruar hapur vetëm urgjenca gjinekologjike, pra lindjet.

Burime bëjnë me dije se është konfirmuar pozitiv me Covid- 19 edhe një efektiv i drejtorisë vendore të policisë së Elbasanit, lajm të cilin e kemi transmetuar një ditë më parë. Efektivi është pjesë e shërbimit rrugor dhe mendohet se është infektuar nga drejtori i shërbimit rrugor në Elbasan i cili po ashtu u konfirmua me koronavirus pak ditë më parë. Aktualisht nga radhët e forcave të rendit të Elbasanit janë 3 punonjës të konfirmuar me Covid-19.

E hëna e kaluar ka shënuar plot 8 raste te reja me Covid në Elbasan. Numri më i lartë që nga shfaqja e pandemisë, ndërsa dy ditë më parë Elbasani renditej i dyti pas Tiranës. Burimet bëjnë me dije se 8 rastet i takojnë kontakteve të mëparshme.

Konkretisht kanë rezultuar pozitiv 2 infermiere te materniteti, 2 paciente te shtruara në pavijon, konfirmohet pozitiv edhe bashkëshorti i njërës paciente, si dhe një punonjëse banke e nivelit të dytë, ndërsa 2 të tjerë i takojnë kontakte të rasteve të mëparshme.

Shfaqja e virusit te reparti i gjinekologjisë ka bërë që një pjesë e stafit të vetë-karantinohet, ndërsa ofron vetëm shërbimin e urgjencës, ndërsa konsultat janë pezulluar. Kujtojmë se që nga nisja e pandemisë në qarkun e Elbasanit janë shënuar dy viktima, respektivisht një në Librazhd dhe një tjetër në Elbasan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu