Lamtumirë Giampiero Galeazzi, gazetaria sportive humbet një nga zërat historikë

0

Është ndarë nga jeta gazetari i famshëm sportiv italian, Giampiero Galeazzi. Ai ka humbur jetën në moshën 75-vjeçare, pas një karriere të gjatë në media. Galeazzi vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh.

Ai ishte një komentator sportiv në Rai dhe ka komentuar vazhdimisht ndeshjet kyçe të kombëtares italiane. I lindur në Romë, ai njihej edhe me pseudonimin Bisteccone. Nga futbolli, tenisi, kanotazhi, me zërin e tij ai rrëfeu bëmat e vëllezërve Abbagnale, titullin e dytë fituar nga Napoli me Maradonën direkt nga dhomat e zhveshjes në San Paolo, si dhe triumfet e çiftit Rossi-Bonomi.

Me ardhjen e Emilio Rossit si drejtor i TG1, ai kaloi në televizion, duke zëvendësuar Guido Oddon në komentin e tenisit. Për kanotazh ai ndoqi 6 edicione të Lojërave Olimpike, deri në Athinë 2004. Domenica Sportiva, Mercoledì Sport, 90° minuto… ishin disa nga transmetimet që e panë si protagonist. Komentet e tij me rastin e medaljeve të arta në kanotazh nga Giuseppe dhe Carmine Abbagnale në Lojërat Olimpike të Seulit 1988 dhe nga Antonio Rossi dhe Beniamino Bonomi në Sidnei 2000 janë të paharrueshme, të karakterizuara nga entuziazmi i jashtëzakonshëm.

Në vitet ’90 ai ishte në vazhdën e formacioneve kryesore të Serisë A, duke rrëfyer nga dhomat e zhveshjes, ndër të tjera, kampionatin e Napolit. Në verën e vitit 2009 ai komentoi edhe ndeshjet e Kupës së Konfederatave me Jacopo Volpi dhe Zbignieë Boniek. Për sezonin 2009-2010 ai ishte komentator futbolli në transmetimin e 90º minuto së bashku me Franco Lauron. “Të tregosh fitoret e jashtëzakonshme të Abbagnale është ende sot një emocion unik për mua – tha Galeazzi – si ato të Napolit me titullin kampion.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu