Largimi i të rinjve po boshatis shkollat dhe universitetet, Kushi e pranon: Ndodh edhe në vende të tjera të rajonit

0

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka marrë pjesë në kongresin e arsimit që po zhvillohet ditën e sotme në Tiranë, ku merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Kushi tha mes të tjerash se arsimi po përballej edhe me largimin e të rinjve të cilët preferonin të studionin në vendet e Europës Perëndimore, dhe se këto vende duke qenë drejt plakjes së popullsisë kishin hapur dyert për profesionistët e rinj.

“Ne këtu në Shqipëri po përballemi edhe më një tendencë tjetër. Një sfidë tjetër me të cilën në fakt po përballet i gjithë rajoni ballkanik. Një pjesë e të rinjve, largohen nga rajoni për studime apo për punësim drejt vendeve perëndimore. Vende të cilat duke qenë drejt plakljes së popullsisë, kanë hapur dyert për të rinjtë tanë veçanërisht për mjekët dhe infermierët. Për t’ju përgjigjur kësaj tendence, ne kemi hartuar disa politika të reja siç është ndërkombëtarizimi i universiteteve. Qëllimi ynë është të rrisim cilësinë por edhe t’u japim vlerë diplomave tona”– u shpreh Kushi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu