-“Le të miratojmë minimumin jetik” – Adriatik Lapaj: Kjo tregon se institucionet nuk kanë kapacitet për kontroll

0

Avokati Adriatik Lapaj, ka reaguar sërsih për krizën e rritjes së çmimeve në vend duke thënë se tashmë duhej miratuar minimumi jetik ashtu siç bëhet në vendet normale.

Lapaj më poshtë nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social, ka parashtruar 2 pika sa i takon debatit që bëhet për uljen e taksave të caktuara nga ana e qeverisë. Ndërkohë më poshtë, avokati shpjegoi se minimumi jetik ishte vlera në para e shpenzimeve që i duhen një personi për të përballuar jetesën me vlerat e duhura ushqimore në ditë.

Avokati Adriatik Lapaj

ATËHERE LE TË MIRATOJMË MINIMUMIN JETIK
Në lidhje me debatin mbi çmimet qeveria thotë se ulja e x apo y takse apo tatimi nuk reflekton në çmim pasi shitësit prapë do mbanin çmimet e rritura.
Së pari, kjo tregon se institucionet ligjzbatuese nuk e kanë kapacitetin për kontroll dhe luftë ndaj abuzimit në treg.
Së dyti, po mirë meqë kanë këtë argument atëhere si kudo në vendet normale le të caktohet me ligj MINIMUMI JETIK.
Minimumi jetik është vlera në para e shpenzimeve që i duhen 1 njeriu për të jetuar duke marrë vlerat e nevojshme ushqimore në ditë dhe duke llogaritur dhe kostot e tij për jetesë. Apo për këtë nuk jemi Gjermani ne?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu