Lëviznin me 7 kg marijuanë në makinë, arrestohen shqiptari e greku në Athinë

0

Një shqiptar dhe një grek, arrestuan në zonën e Agio Pantaleimona, nga punonjës policie të DIAS, në bashkëpunim me efektivë të Nëndrejtorisë së Sigurimit të Athinës, për shkelje të legjislacionit për substancat e varësisë.

Policia ka lokalizuar të akuzuarit në një automjet të parkuar në zonën e Agio Pantaleimonas dhe i kanë thirrur për kontroll. Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit janë gjetur dhe konfiskuar 7 kilogramë e 875 gram marijuanë, të ndara në 4 pako dhe të dy të dyshuarit u dërguan në Nëndrejtorinë e Sigurimit të Athinës.

Gjstë kontrollit të banesave u gjetën edhe 35.2 gram marijuanë, 2 peshore elektronike precize, një numër pakosh najloni dhe shuma prej 1130 euro cash. Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë kompetente.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu