Lihet në burg, flet avokati i Arben Dervishajt: Ka vepruar në përputhje me kontratën që ka bërë

0

Avokati i Arben Dervishaj, i cili u arrestua dhe u la në burg në lidhje me inceneratorin e Fierit u shpreh se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje, por ka vepruar sipas kontratës dhe akuzat ndaj tij nuk qëndrojnë.

“Organi procedural i hetimit nuk ka kryer asnjë akt ekspertimi për të kuptuar. Nuk është e vërtetë dhe nuk ka lidhje me të vërtetën. Të gjitha situacionet janë në përputhje me kontratën. Inceneratorin e Fierit e keni aty, mund ta filmoni dhe mund ta verifikoni për të bërë krahasimin. Nuk i është larguar asnjë lloj hetimi, nuk është thirrje asnjëherë dhe ka qenë në republikën e Shqipërisë. Ai ka vepruar në përputhje me kontratën që ka bërë”, tha avokati i tij”, tha ai.

Zv.presidenti i FSHF dhe ishte anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) prej vitesh, është prangosur si i dyshuar si i përfshirë në skandalin e pagesave të dyshimta në çështjen e inceneratorit të Fierit në Shqipëri.

Arben Dervishaj thuhet se ka përfituar mbi 740 mijë dollarë ose 744 milionë lekë të vjetra për konsulencën e dhënë për inceneratorët, ndërsa ka firmosur situacione dhe dokumente me vlerë 4 milionë euro, për punime që sipas SPAK nuk janë kryer.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu