Lindita Nikolla pret në takim ambasadoren franceze, merr mbështetjen e saj për konferencën e parë ndërqeveritare

0

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka pritur në një takim paraditen e sotme ambasadoren e Francës në Tiranë Elisabeth Barsacq, me të cilën u diskutua dhe konferenca ndërqeveritare për Shqipërinë.

Nikolla tha në takimin me ambasadoren, se mazhoranca është e gatshme që të bashkëpunojë me opozitën në Kuvend për realizimin e reformave që i duhen vendit.

“Me opozitën në Kuvend, do të bashkëpunojmë për reformat. Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave”, ka thënë Nikolla gjatë takimit.

Ndërkohë që ambasadorja ka thënë se Franca e mbështet mbajtjen e konferencës brenda këtij viti.

“Franca është në favor të Konferencës së parë Ndërqeveritare brenda 2021”, ka thënë ambasadorja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu