Lirimi i Berishës nga masa “arrest shtëpie”, Gjekmarkaj: Fitorja e Trump vjen edhe në Shqipëri, era e ndryshimit…

0

TIRANA- Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pas heqjes së masës “arrest shtëpie” ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha, me vendim të Gjykatës së Posaçme.

Gjekmarkaj shprehet se fitorja e Donald Trump ka arritur edhe në Shqipëri. Ai shton se me lirimin e liderit të opozitës, era e ndryshimit po vjen në vendin tonë.

“Fitorja e Trump arrin dhe në Shqipëri! Lirohet lideri i opozitës Prof. Dr. Sali Berisha! Era e ndryshimit po vjen në vendin tonë!”, shkruan Gjekmarkaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu