Liverpool insiston për Dembele

0

Liverpooli po insiston vazhdimisht në një transferim të mundshëm të Ousman Dembele nga Barcelona. Skuadra angleze po mendon të transferojë 24-vjeçarin që në merkaton e janarit, por duket e vështirë.

Një tjetër opsion që “The Reds” të kenë shërbimet e lojtarit francez është merkatoja e verës.

Kontrata e Dembele skadon verën e ardhshme dhe akoma nga drejtuesit e “Blaugranave” nuk kanë filluar bisedimet për një tjetër bashkëpunim. Në këto kushte Liverpool dëshiron të përfitojë shërbimet e tij duke e transferuar si një lojtar të lirë. Francezi pëlqehet shumë nga trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, pasi mendon se shpejtësia dhe driblimet e tij i duhen skuadrës angleze.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu