Loredana na konfuzon të gjithëve me foton e fundit, do të bëhet sërish nënë?

0

Reperja e njohur nga Ferizaj, Loredana Zefi, është nënë e një vajze të quajtur, Hana por duket se do edhe një fëmije jetër ne jetën e saj.

Ajo dhe ish-partneri i saj, reperi Mozzik, u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit 2018. Dyshja vitin që lamë pas u bashkuan sërish për t’u ndarë vetëm pak javë më vonë me një njoftim të bërë në rrjete sociale. Megjithatë, artistja së fundmi ka shpërndarë një foto të Hanës në InstaStory duke thënë se dëshiron një fëmijë të dytë.

Kam nevojë për një fëmijë të dytë”, ka shkruar ajo.

Pavarësisht spekulimeve në internet, ajp vazhdon të jetë një nënë beqare e përkushtuar. Vitin që shkoi bashkë me Mozzik sollën një album të përbashkët të quajtur, “No Rich Parents”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu