LSI prezanton kandidatin në Mallakastër: Kur ishte drejtor i Armos, naftëtarët paguheshin më shumë se ministrat

0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka prezantuar sot kandidatin për deputet Ardian Alushi në Mallakastër. Kryemadhi deklaroi se Mallakastrës do i kthehet identiteti dhe do vihet në punë rafineria e naftës.

Ajo shprehu kënaqësi për pritjen dhe takimin me disa fëmijë, ndërsa u ndal më pas tek problematikat në zonë.

“Në radhë të parë dua t’iu falenderoj të gjithëve që janë pjesëmarrës. Në fakt pritja ishte fantastike, sepse kur erdha ishin shumë fëmijë.

Nuk kishin ardhur për mua, por për stërvitje, sepse mesa duket ishin fëmijët e ekipeve zinxhirë të ekipit të Bylisit. Ishin të jashtëzakonshëm dhe u ndjeva shumë mirë, sepse kishte një energji pozitive, që na mungon në jetën tonë të përditshme.

Na mungon energjia për shkak të politikës, për shkak të agresivitetit, për shkak të problematikave që kanë jo vetëm njerëzit, por e gjithë shoqëria shqiptare. Dhe ai sinqeriteti fëmijëror, ajo dashuri dhe çiltërsi jo vetëm që është energji pozitive, por edhe motivim dhe një angazhim shumë i madh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu