Luarasi shkruan historinë, hap Akademinë e parë të Sigurisë Kibernetike në Shqipëri dhe Ballkan

0

Universiteti “Luarasi” në bashkëpunim me ELTA System Ltd kanë hapur Akademinë e Sigurisë Kibernetike, si një mundësi të artë për Shqipërinë dhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Izraeliti Roi Shaposhnik, menaxher marketingu pranë “Elta Systems LTD” e quajti çeljen e akademisë se sigurisë kibernetike një bashkëpunimi të shkëlqyer dhe historik, midis të dy vendeve.

“Kibernetika është një motor rritjeje për ekonomitë dhe është një burim përmirësimi dhe krijimtarie për të menduarit e avancuar në të gjithë botën. Sot, nëpërmjet një bashkëpunimi të shkëlqyer dhe historik, midis të dy vendeve, ne jemi duke iniciuar kursin e parë multidisiplinar midis Universitetit dhe Elta IAI Cyber, ku është një privilegj i madh për mua të jem prezent në një moment të tillë, dhe do të doja falënderoja çdokënd të përfshirë në proces, dëgjoni, brendësoheni dhe jam i sigurt që do të zbuloni se ajo që mësoni këtu do t’ju japë mjetet e ardhshme për punë, arritje dhe prosperitet, si në nivelin personal ashtu edhe në atë kombëtar”, u shpreh izraeliti Roi Shaposhnik, menaxher marketingu pranë “Elta Systems LTD”.

Çelja e akademisë se sigurisë kibernetike ka përpjekje gati një vjeçare për të arritur në një bashkëpunim të frytshëm midis Universitetit “Luarasi” dhe “Elta Systems LTD”, kompani me reputacion ndërkombëtar ne fushën e kibernetikës. Rektori i Luarasit Ethem Ruka Ruka e konsideron akademinë unikale për Shqipërinë.

Akademia e sigurisë kibernetike ofron kurset më të domosdoshme dhe të nevojshme në fushën e Sigurisë Kibernetike. Studentet nisën nga sot rrugëtimin për tu specializuar në kursin e parë “Ethical Hacking”. Kursi erdhi si kërkesë e përsëritur studentëve qe dëshirojnë te certifikohen në këtë fushë. Ata që janë të interesuar te rrisnin kualifikimin profesional sipas vendeve të punës ku aktualisht punojnë dhe për t’ju përshtatur kërkesës për sektorë të veçantë të sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së informacionit.

 

 

Ne fund studentet pajisen me një një certifikatë e vlefshme ndërkombëtarisht, kjo akademi i zhvillon leksionet ne anglisht nga pedagoget izraelitë. Nga sot këtu do të përgatiten për të qenë profesionistët e së ardhmes në fushën e sigurisë kibernetike, të cilët numërohen aktualisht me gishtat e dorës, ndërsa mundësitë janë të pafundme për një karrierë brilante për ta brenda dhe jashtë vendit.

Ajo që diferencon këtë Akademi është “jo vetëm teori por 70% e orëve do jenë praktikë” në platformën e ofruar nga ekipi izraelit.
Luarasi synon të shtrijë aktivitetin në fushën e sigurisë kibernetike, si në dhënien e shërbimeve të specializuara përkundrejt nevojës për trajnime të mëtejshme si dhe suport konsulence në sistemin bankar, atë qeveritar dhe më gjerë dhe jo vetëm në Shqipëri por dhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu