Lulzim Basha: Detyra e parë si kryeministër, rivlerësimi i dëmeve nga tërmeti dhe…

0

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi nga Kurbini se gjëja e parë që do të bëjë PD kur të vijë në pushtet është rivlerësimi i dëmeve nga tërmeti për të hequr diskriminimin politik. Basha u shpreh se Rama pas 8 vitesh mashtrime, kryeministri Edi Rama ka guxim edhe njëherë t’u kërkojë votën shqiptarëve.

“Ndijeni në zemrat tuaja ndryshimin që nuk ka forcë që ta ndalë. Numri 9, koalicion për ndryshim. E di dhe Edi Rama që më 25 Prill, shqiptarët do ta largojnë me votë. Në 8 vite mashtrimi dhe premtime të pambajtura, vuajtje, dështime dhe ka guximin të vijë prapë dhe të kërkojë edhe 4 vite të tjera.

Sot këtu nga ky shesh është vendi t’iu them të dëmtuarve nga tërmeti se detyra më e parë e qeverisë sime dhe e imja si kryeministër do të jetë rivlerësimi më transparent i dëmeve tuaja për të hequr diskriminimin politik.

Bashkë për ndryshim do të thotë të largojmë njeriun që për 8 vite u bë pengesë për çdo shqiptar të ndershëm dhe punën e tyre. Ai sot ka guximin ta kërkojë përsëri”, deklaroi Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu