Mahniti publikun në Met Gala, kuptimi i fustanit magjepës i Blake Lively

0

SHBA- Nata më e madhe e modës bëri bashkë personazhet e njohur botëror që shkëlqenin teksa ecnin në tapetin e kuq të Met Gala 2022. Aktorja Blake Lively mori të gjithë vëmendjen gjatë të gjithë mbrëmjes. Si gjithmonë edhe këtë vit nuk mund të na zhgënjente pasi në çdo Met Gala ajo na ka magjepsur me përzgjedhjen e veshjeve të cilat i përshtaten tematikës.

Sipas mediave të huaja, ajo është shprehur se nuk mund të zhgënjente me pamjen e saj edhe këtë vit teksa foli për The Cut.

“Në vend që të shikoja modën për të ndikuar në veshje, unë shikova arkitekturën e qytetit të Nju Jorkut dhe ndërtesat klasike. Kjo është ndërtesa e Empire State. Paroja, Statuja e Lirisë, plus kurorën, e cila ka shtatë nivele, Statuja e Lirisë ka shtatë rreze që përfaqësojnë rrezet e diellit dhe gjithashtu shtatë kontinentet, që përfaqëson mirëpritjen, përfshirjen dhe lirinë. Duket si një faqe Wikipedia. Dhe pastaj ka gjithashtu 25 dritare, kështu që Lorraine vendosi 25 gurë në fund,”-tha ajo.

Fansat janë mahnitur nga pamja e saj dhe me këtë veshje vërtëtoi edhe një herë që është një ikonë mode.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu