Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, vdes tragjikisht i riu shqiptar

0

Franko Caushaj mbeti i bllokuar në makinë, ndihma ishte e menjëhershme, por i riu vdiq në mëngjes në spitalin Codogno.

22-vjeçari me origjinë shqiptare u përplas me makinë rreth orës 2 të mëngjesit në rrugën Emilia në Zorlesco.

I riu erdhi nga Casale dhe po shkonte drejt Lodi-t.

Ai ishte në timonin e një makine tip Mazda 3 kur doli nga rruga gjatë një kthese dhe u përplas me një pemë pishe.

Pavarësisht ndihmesës që iu dha nga mjekët nuk mundi të mbijetojë pasi goditjet në kokë dhe kraharor rezultuan fatale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu