Makina “fluturon” në ajër pas përplasjes dhe pastaj “parkohet”

0

Pamjet e një aksidenti në Kinë janë bërë tashmë virale dhe po bëjnë xhiron e mediave në botë. Shoferi humbi kontrollin dhe makina e tij u ngrit në ajër, kaloi mbi tre mjete të parkuara dhe u ul në një vend të bosh mes dy të tjerëve.

Skena është regjistruar nga një kamera sigurie nga një dyqan lokal. Ngjarja ka ndodhur më 9 janar në një bulevard qendrornë kryeqytetin kinez, Pekin, përcjell abcnews.al.

Shoferi u plagos lehtë, por të paktën tre makina u shkatërruan dhe dy të tjera u dëmtuan rëndë. Makina u ul në atë mënyrë në parkingun e zbrazët, sa që imazhi përfundimtar nuk mund të tregonte se si ndodhi aksidenti. Policia dhe pronarët e makinave të dëmtuara iu desh të shikonin pamjet nga kamerat e sigurisë për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu