Ballina BOTA Makina përplas fuqishëm të moshuarën në rrugët e Greqisë, shoferi largohet nga...

Makina përplas fuqishëm të moshuarën në rrugët e Greqisë, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

0

Një grua e moshuar, rreth 80 vjeç, u përplas me forcë nga një makinë në rrugën Agion Panton, në Selanik, pasditen e djeshme. Shoferi nuk ndaloi, por e braktisi teksa u largua me nxitim me makinë.

Siç shihet në videon e publikuar, e moshuara po përpiqej të kalonte rrugën, kur një makinë ngjyrë blu afrohet dhe e goditi me shpejtësi, duke u larguar më pas me shpejtësi në drejtim të paditur.

“Isha në dyqanin tim kur dëgjova një zhurmë shumë të madhe, sikur të ishin përplasur dy makina. Pashë një grua të rënë në rrugë. Nuk kisha kohë për të parë makinën. kalimtarët menjëherë nxituan për të ndihmuar dhe thirrëm policinë“, tha një dëshmitar.

Gruaja u transportua në spitalin Papanikolaou ku po trajtohet me intubim në Njësinë e Kujdesit Intensiv. Gjendja shëndetësore e të moshuarën është kritike pasi ajo ka dëmtime të shumta në kokë dhe trup. Ndërkohë policia ka nisur kërkimet për drejtuesin e mjetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu