Malësi e Madhe/ Sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak dhe një motomjet.

0

Malësi e Madhe

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, operacioni policor i koduar “Kerraj”.

Braktisi motomjetin për t’iu shmangur ndjekjes nga Policia, vihet në pranga 22-vjeçari që mbante armë zjarri me vete.

Sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak dhe një motomjet.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pasi kanë marrë informacion se një person lëvizte me armë zjarri me vete, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Gjatë operacionit policor të koduar “Kerraj” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Rr., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

Ky shtetas po lëvizte me armë zjarri në motoçikletë, në rrugën Gruemirë-Linaj. Pasi ka vënë re që po ndiqej nga shërbimet e Policisë, 22-vjeçari ka braktisur motomjetin dhe është fshehur në një zonë me bimësi, në fshatin Kerraj.

Pas kapjes dhe ndalimit të shtetasit A. Rr., shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit, në afërsi të vendit ku ai ishte fshehur, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri automatik dhe disa fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me motomjetin.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu