Man.United/ Shkon në qendrën stërvitore por befasohet, Ragnick nuk gjen asnjë lojtar

0

Ralf Rangnick pak ditë më parë, si çdo mëngjes, u shfaq në qendrën stërvitore të Manchester United në Carrington dhe e gjeti qendrën stërvitore të boshatisur. Stafi i gjermanit, por edhe lojtarët nuk u paraqitën.

Te Djajtë e Kuq sigurisht që ka probleme, por nuk është ndonjë revoltë ndaj trajnerit të ri. Në fakt është faji i Rangnick, ose më mirë kujtesës së tij. 63-vjeçari i kishte dhënë skuadrës ditën e pushimit, por ai e kishte harruar.

Në atë moment, gjermani kishte disa dyshime. A jemi në pandemi? A janë lojtarët në grevë? Aspak, ishte kujtesa e tij ajo që bëri një shaka të keqe me të. 63-vjeçari merr në telefon një asistent, direkt nga makina e tij, për të pyetur se ku ishin lojtarët dhe më pas u zbulua misteri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu