Marin Meksi nderohet nga presidenti i Federatës Botërore të Bodybuilding & Fitness

0

Sportisti dhe diplomati i njohur Marin Meksi, ka arritur këtë herë një sukses të jashtëzakonshëm.

Dr.Rafael Santonja, Presidenti i Federates Botërore të Bodybuilding & Fitnes i ka akorduar atij “Medaljen e Artë” për rezultatet e shkëlqyera si sportist dhe si zyrtar për punën e shkëlqyer të zhvillimit të sportit të Bodybuilding & Fitness në mbarë botën.

Kjo medalje erdhi vetëm pak javë, pasi Meksi u shpall kampion absolut në eventin mbarëkombëtar “Kupa e Shqipërisë” në Bodybuilding.

Meksi e ngjiti Shqipërinë në vendin e parë në “Men’s Classic Bodybuilding up to 180”, duke i bërë krenarë të gjithë bashkëkombasit.

Gjithashtu, arrti edhe një tjetër rezultat të shkëlqyer, pasi siguroi vendin e katërt në “Absolut, Men’s Classic Bodybuilding Open”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu