Marius Dema përlotet para policëve: “Më vjen më shumë keq për shokun se burgun”

0

Menjëherë pas dorëzimit në polici, Marius Dema i dyshuar si personi që qëlloi për vdekje Mehmet Qemën m brëmë në Tiranë ka filluar të rrëfejë para oficerëve të policisë se çfarë ndodhi që arma shkrepi.

Dema është shprehur se nuk e dinte që arma ishte e mbushur në momentin që ia ka drejtuar Qemës. Duke qarë me ngashërim, ai u shpreh se më shumë i vinte keq për shokun që vrau se për burgun që do të bëjë.

Krahas Demës, në polici është dorëzuar edhe Frenkli Myftari, i cili ndodhej mbrëmë në të njëjtën tavolinë me të tjerët kur Demaj qëlloi ndaj Qemës.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkime dhe Erlind Pekën, Bralind Agajn, Blerim Hotin dhe Xhuliano Koçin.

Të gjitha ata njiheshin dhe si “Banda e 5Majit” dhe kishin njohje me mjaft reperë të njohur në vend duke u bërë pjesë e klipeve të tyre.

Mësohet se në ambientin ku ndodhi vrasja e Qemës policia ka gjetur edhe pajisje për prodhimin e bitcoin, të cilat i ka sekuestruar.

Më herët, grupi i djemve në fjalë ishin bërë kryefjala e mediave greke dhe shqiptare pas një videoje të publikuar nga Frenkli Myftari në Instagram duke përshëndetur pikërisht Demën dhe Qemën teksa “vë në rresht një togë me ushtarë në Greqi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu