Martohej në gusht, kjo është 19-vjeçarja që ndërroi jetë sot pas shpërthimit të bombulës

0

Vajza që shihni në foto është 19-vjeçarja Daniela Gjoka, e cila ndërroi jetë në spital në Itali, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra pas shpërthimit të bombolës së gazit në hotelin në pronësi të familjes së saj.

19-vjeçarja Daniela Gjoka kishte planifikuar të martohej muajin e ardhshëm por ëndrrat dhe rrugëtimin e jetës së saj e ndërpreu tragjikisht një shpërthim i frikshëm në strehën ku ajo po flinte me nënën, motrën dhe vëllain e saj.

Daniela, një prej të plagosurave nga shpërthimi i bombolës së gazit 1 javë më parë në Velipojë, nuk ka mundur ta fitojë luftën me vdekjen. Ajo ka ndërruar jetë pas disa ditësh betejë në Itali ku ishte e shtruar bashkë me familjen.

Daniela Gjoka ndërroi jetë në një spital në Itali pasi u dërgua atje për mjekim të specializuar së bashku me nënën e saj Alketa Gjoka, motrën 15 vjeçe dhe vëllain 12 vjeç

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu