Policia ka intensifikuar hetimet për masakrën e Dobraçit të ndodhur më 30 tetor, ku katër persona u ekzekutuan në një shkëmbim zjarri në lëvizje.
Grupi hetimor dyshon se një i tretë, që ndodhej në makinën “S Class” me viktimat, mund të jetë Ibrahim Lici, i kërkuari për vrasjen e Endri Mustafës. Lici dyshohet të ketë marrë dy plumba gjatë atentatit dhe të ketë kërkuar mjekim në një nga klinikat e jugut të vendit, pas nevojës për ndihmë të specializuar.
“Vjedhje e madhe! Shëndetësia dhe arsimi, KRIM ndaj popullit!”/ Berisha “sulmon” projekt-buxhetin 2025: MASHTRIM, PD do ta dyfishojë…
Megjithatë, deri tani, kontrolli në klinikat private të Vlorës dhe Fierit nuk ka dhënë rezultatet e kërkuara. Policia është në pritje të përgjigjeve për provat biologjike të marra nga vendi i ngjarjes për të konfirmuar identitetin e personit të tretë, ndërsa hetimet vazhdojnë me fokusin kryesor në hakmarrjen dhe mundësinë e një grupi kriminal që qëndron pas ekzekutimeve.
Një atentat i tmerrshëm ndodhi në Shkodër, ku katër persona humbën jetën në një shkëmbim zjarri të armatosur që ndodhi më 30 tetor. Dyshohet se vrasja u realizua nga dy qitës, një i tretë në rolin e shoferit dhe një i katërti që ka ndihmuar për largimin e autorëve nga vendi i krimit, ku makina “S Class” u përfshi nga flakët. Atentatorët e kanë ndjekur makinën e viktimave për disa kilometra, duke hapur zjarr për dhjetëra metra, duke vrarë Hamza Licin dhe Arlind Bushatin, ndërsa çifti Basha, që udhëtonte me motoçikletë, u goditën nga makina e autorëve pas humbjes së kontrollit nga breshëria e plumbave. Bashkim Basha humbi jetën 4 ditë më vonë në spital nga plagët e marra.
Për këtë masakër, Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy persona, Izmir Sakicaj (23 vjeç) dhe Samuel Troshani (24 vjeç), të dyshuar si pjesë e ekzekutorëve të atentatit. Sipas burimeve, ata mund të kenë pasur lidhje me grupin e Bajrajve, të cilët dyshohet të kenë luajtur rol në organizimin dhe ekzekutimin e vrasjes, ndërsa hetimet janë zgjeruar për të identifikuar edhe anëtarë të tjerë të grupit të Bajrajve që mund të jenë të përfshirë. Policia po punon intensivisht për zbardhjen e ngjarjes dhe ndalimin e të dyshuarve.