Masakra me 10 të vdekur në Kanada, kapet 32 vjeçari, vdes pasi policia i përplas makinën ku udhëtonte

0

KANADA- I arratisuri i fundit, i kërkuar për masakrën me thikë në Kanada që vrau 10 persona dhe plagosi 18, ka vdekur në spital pas arrestimit të tij. Policia ka konfirmuar se vdekja e tij ishte rezultat i plagëve të vetëshkaktuar.

Myles Sanderson pas arrestimit të tij, u dërgua në spital ku vdiq, tha ndihmës komisioneri i policisë kanadeze Rhonda Blackmore në një konferencë për shtyp. Policia gjeti një thikë në kamion, të cilin oficerët e kishin përplasur nga rruga në një kanal, por Blackmore nuk dha asnjë koment për shkakun e vdekjes së tij.

Sanderson vdiq pak pasi u vu në paraburgim, pasi policia përplasi automjetin e tij të vjedhur. Ata thanë se ai kishte vdekur si pasojë e lëndimeve të vetë-shkaktuara.

Tashmë që dy autorët kanë vdekur, policia nuk e ka të qartë arsyen e krimit. Burimi: BBC

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu