Kryeministri Edi Rama e ka fshirë postimin e tij ku na uronte mirëmëngjesin me një foto nga Velipoja, por në fakt mbrëmjen e djeshme u vranë 4 persona dhe u plagosën dy të tjerë, pas përplasjes me armë po në Velipojë.
Por mesa duket se stafi i Ramës ka refelektuar pas qindra komenteve negative të qytetarëve, ku i kërkojnë “llogari e sqarim” për ndodhitë e fundit që kanë ndodhur, pasi heshtjes së tij për ditë rradhazi.
Por kjo nuk është e para herë, sa herë që krimi godet në të gjithë vendin Rama zgjedh të heshtë, e madje mbahet mend shprehja e tij e famshme ”kokat ngrënçin”.
Kryeministri zgjodhi po ashtu të heshtë pas aksidentit që i mori jetën katër anëtarëve të familjes Gushi në afërsi të Vlorës, kur një mjet audi luksoz i goditi nga pas, me shpejtësi tejet të madhe.