Masakroi ish-të dashurën me thikë, shqiptari hesht në gjyq, avokatët: S’është në gjendje të flasë

0

Gjyqtari Mario De Bellis i lexoi akuzat, por shqiptari nuk replikoi.
Sokol Begaj, 37-vjeçari shqiptar murator që goditi me thikë ish-partneren e tij në Piazza Concordia mëngjesin e së premtes, ka heshtur në gjykatë. Ai ka dalë sot para trupit gjykues, ku i është caktuar masa ‘arrest me burg’, por nuk ka preferuar të thotë asnjë fjalë.

Gjyqtari Mario De Bellis i lexoi akuzat, por shqiptari nuk replikoi. Avokatët e Begajt, Cristian Falconi dhe Daniele Caprara, thanë se klienti i tyre ishte ende shumë i shqetësuar për të folur dhe se do ta bënte këtë gjë më vonë.

Ndërkohë, gjendja e 26-vjeçares shqiptare po përmirësohet. Ajo është ende e shtruar gjithmonë në repartin e kirurgjisë së spitalit. Dyshja ishin ndarë prej vitesh, por 37-vjeçari e kërcënonte së fundmi ish-patneren e tij, me të cilën ka edhe dy fëmijë. Të premten ai e sulmoi me thikë, e ndoqi deri në momentin që ajo hipi në një autobus dhe më pas e qëlloi pas shpine.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu