Mashtrimi me punimet në godinën e prokurorisë së Elbasanit, Gjykata e Apelit liron nga burgu administratorin dhe 3 punonjësit e firmës

0

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë të lirë 4 persona nën akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.

Ka ndryshuar masa e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Detyrim paraqitje” për administratorin dhe 3 punonjësit e firmës së kondicionimit të cilët akuzohen për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikim i dokumentave”.

Në vitin 2020 në sistemin e ftohjes të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, janë konstatuar disa problematika që kanë pasur të bëjnë me mosfunksionimin e aparaturës Chiller të instaluar nga subjekti ndërtues, nënkontraktor. Nga disa verifikime dhe të dhëna paraprake të marra nga specialistë të fushës ka rezultuar se pajisja në fjalë kishte dalë nga funksionimi.

Gjithashtu, janë konstatuar nga firma ndërtuese punime të faturuara që nuk janë kryer realisht, instalime të pajisjeve të kondicionimit me fuqi më të ulët se preventivi dhe nevojat e ngrohje-ftohjes së godinës etj. Për këtë arsye, Gjykata fillimisht caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 personat të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se kanë shkaktuar një dëm prej 3.569.714.29 lekësh.

NJOFTIM PER MEDIAN

Në kuadër të operacionit të koduar “CHILLER” , ku u bë i mundur arrestimi i shtetasave me iniciale A.L dhe VM, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikim i dokumentave”, në lidhje me punimet për vendosjen e sistemit të kondicionimit në godinën e Prokurorisë së Elbasanit. Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personat nën hetim me iniciale D.M, V.M, A.L dhe I.D, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikim i dokumentave”, parashikuar nga neni 143/3 dhe 186/2 të Kodit Penal.

Me vendimin nr. 1243 Akti, datë 28.05.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:
-Caktimin si mase sigurimi ndaj personit nen hetim D.M te mases se sigurimit personal ate “Arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 i K. Pr. Penale.
-Caktimin si mase sigurimi ndaj personit nen hetim V.M te mases se sigurimit personal ate “Arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 i K. Pr. Penale.
-Caktimin si mase sigurimi ndaj personit nen hetim Ardian Loshi te mases se sigurimit personal ate “Arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 I K. Pr. Penale.
-Caktimin si mase sigurimi ndaj personit nen hetim Ibrahim Dragoshi te mases se sigurimit personal ate “Arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 I K. Pr. Penale.

-Ngarkohet Policia Gjyqesore per ekzekutimin e ketij vendimi.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale D.M, V.M dhe I.D
Prokuroria e Apelit Tiranë, kërkoi mospranimin e ankimeve.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare znj.Alma Ahmeti, me vendimin nr. 529, datë 14.06.2022 vendosi:
– Ndryshimin e vendimit nr.1243 Akti datë 28.05.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si me poshtë vijon:
-Caktimin ndaj personit nën hetim I.D, për të cilin është verifikuar masa e sigurimit me vendimin
nr.1243/1 akti datë 02.06.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si masë sigurimi personal atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
-Urdhërohet personi nën hetim I.D të paraqitet pranë oficerit të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Tiranë.
-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të arrestuarit I.D nëse nuk mbahet për një masë sigurimi tjetër apo vendim denimi.
-Caktimin ndaj personit nën hetim D.M, për të cilin është zbatuar masa e sigurimit në datë 12.06.2022, si masë sigurimi personal atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
-Urdhërohet personi nën hetim D.M të paraqitet pranë oficerit të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Tiranë.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të arrestuarit D.M nëse nuk mbahet për një masë sigurimi tjetër apo vendim denimi.
-Caktimin ndaj personit nën hetim V.M, për të cilin është zbatuar masa e sigurimit në datë
12.06.2022, si masë sigurimi personal atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
-Urdhërohet personi nën hetim V.M të paraqitet pranë oficerit të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Tiranë.
-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të arrestuarit V.M nëse nuk mbahet për një masë sigurimi tjetër apo vendim denimi.
-Urdherohet Prokuroria e Apelit Tirane per ekzekutimin e ketij vendimi.
-Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu