Mbërrijnë me urgjencë në spitalin infektiv, flasin familjarët e 40-vjeçarit, kishte bërë dy dozat

0

Për mikrofonin e “Infowebtv.com”, familjarët e të prekurve thonë se pacientët kanë bërë dy dozat e vaksinës por sërish janë infektuar me Covid dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

“Sot solla gruan, është shumë dobët kam marr shumë ilace sepse e sollëm sot me urgjencë sepse nuk ishte mirë. 10 dit gruaja ishte në gjendje të rëndë dhe sot ishte akoma edhe më keq. Është 64-vjeçe dhe ishte e vaksinuar, por sërish u infektua. Nuk e di çfarë lloji vaksine ka bërë”, u shpreh bashkëshorti i pacientes.

“Xhaxhai ka 1 javë i shtuar në spital. Me mjekët kam folur por edhe me xhaxhain që kohët e fundit duket më mirë, qëndrueshëm duket. Nuk e di çfarë shërbimi i bëhet sepse edhe ai nuk është në gjendje të flasë. Ai ishte i vaksinuar por virusi e kapi , nuk e di me cilën vaksinë ka bërë. Është 40 vjeç”, tha familjari tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu