Mbështetësit e Sali Berishës shkojnë sërish te PD, dyert e selisë blu rezultojnë të mbyllura

0

Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit kanë mbërritur sërish sot te selia e PD.

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë ndaluar në derën kryesore të selisë blu dhe kanë tentuar ta hapin, por ajo ka qenë e mbyllur.

Pas kësaj, ata kanë kaluar te dera e pasme e selisë, e cila po ashtu ka rezultuar e mbyllur. Jashtë ambienteve të selisë, anëtarët e Komisionit të Rithemelimit kanë bërë thirrje që t’i bashkohen të gjithë protestës së nesërme jashtë PD-së, e thirrur nga ish-kryeministri Berisha.

“Vetëm në këtë seli nuk përgatitet më asnjë aksion ndaj qeverisë Rama, kur mbyllen dyert për demokratët”, tha mes të tjerash një prej mbështetësve të Berishës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu