Mbeti jashtë listave të deputetëve, PD i beson postin e rëndësishëm futbollistit shqiptarë

0

Mbeti jashtë listave të deputetëve, PD i beson postin e rëndësishëm Andi Lilës, çfarë thoshte disa ditë më parë për Bashën

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare të Futbollit Andi Lila është zgjedhur në postin e koordinatorit kombëtar të PD për çështjet e sportit. Ky post brenda PD-së për Lilën vjen pak ditë pasi ai u la jashtë listëve të kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës. Teksa u pyet nga mediat disa ditë më parë për faktin që mbeti jashtë listave, Lila tha se ai nuk ishte i mërzitur, dhe se mbi arsyet gazetarët duhet të pyesnin Lulzim Bashën dhe jo vetë atë.

Lila ka qenë i angazhuar në zonën e vendlindjes së tij, Kavajë.

“Kur postova në rrjetet sociale se do isha në Procesin Sportiv, më thanë pse nuk je çdo javë. Pyesni Manushin ju thashë.

Tani më thoni pse s’je në listë, duhet të pyesni Bashën për këtë. Nuk jam mërzitur, jam pjesë e ekipit të PD që në gjimnaz kur isha në 2004.

Do vazhdoj të shpalos idetë që kam dhe kisha për sportin, me PD që kur të vijë në pushtet do i zbatojë. Nëse nuk e bën, Gëzim Sinematin e kam këtu dhe do shkojmë para kryeministrisë të qëllojmë me topa. Ne jemi për të mirën e sportit gjithmonë”, deklaronte Andi Lila disa ditë më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu