Mbi 100 media turke i bëjnë jehonë shkrimit të Drejtores së Infoelbasani, Anisa Bahiti

0

Nga editori, infoelbasani.com

Mbi 100 media turke i kanë bërë jehonë shkrimit me titull: “Europës nuk ia ka fajin Erdogani” të Drejtores së Infoelbasani, Anisa Bahiti.
Përveç mediave turke, shkrimi ka tërhequr edhe vëmendjen e mjaft mediave të tjera përfshi vendet fqinjë si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vendeve arabe.

Përmes një analize të koncentruar, bazuar në argumente të forta, Bahiti thekson se si një vend si Turqia, nën udhëheqjen 18-vjeçare të Erdoganit, ka pësuar transformime të mëdha duke e renditur atë mes 10 fuqive më të mëdha botërore.

Më tej ajo vazhdon analizën se çdo dështim të tyre, fuqitë e mëdha, përfshi edhe BE, ia faturojnë Turqisë edhe pse ky vend ka ruajtur ekujlibra mjaft të rëndësishëm vitet e fundit duke e mbrojtur Evropën nga lumi i emigrantëve për shkak të luftës.

Ndonëse Turqia është duke përjetuar momente të vështira edhe për shkak të tërmetit, sërish ky shkrim ka pasur vëmendje të gjërë duke u pasqyruar në faqet kryesore të mediave më të rëndësishme dhe agjensive prestigjoze.

E njohur si një ndër aktivistet më të spikatura të jetës publike në Elbasan dhe më gjërë, prej pak kohësh Anisa Bahiti ka marrë drejtimin e websitit Infoelbasani të cilin synon që së afërmi ta transformojë në një nga websitet kryesore në Shqipëri. Dhe penda e saj duket se nuk po zhgënjen.

Dikush mund të aludojë për sentimentalizma apo afeksione personale për popuj e kultura të veçanta në këtë shkrim. Por Anisa Bahiti ka dëshmuar se thjesht dhe vetëm përmes argumentit, prezanton të vërtetën. Dhe herë të tjera ajo ka qenë po aq perëndimore dhe evropiane në deduksionin e saj.

Ja disa nga mediat që kanë pasqyruar shkrimin e Anisa Bahiti:

https://www.takvim.com.tr/guncel/2020/10/31/arnavut-gazeteci-anisa-bahitiden-erdogana-ovgu-dolu-sozler/2
https://www.aa.com.tr/sq/ballkani/evrop%C3%ABs-nuk-ia-ka-fajin-erdogan-i/2026590
https://www.internethaber.com/arnavut-gazeteci-anisa-bahiti-avrupanin-basarisizliginin-faturasi-erdogana-kesiliyor-2137895h.htm

Anisa Bahiti Kimdir?


https://www.turkiyehavadis.com/gazeteci-bahiti-avrupa-kendi-basarisizliginin-faturasini-erdogan-a-kesiyor/50439/
https://habersoylemi.com/genel/arnavut-gazeteci-yazar-bahitiden-avrupanin-erdogan-karsitligina-tepki/
https://www.haber7.com/dunya/haber/3029261-arnavut-gazeteci-bahitiden-dikkat-ceken-erdogan-yazisi
https://www.cafesiyaset.com/haber/bahitiden-avrupanin-erdogan-karsitligina-tepki-h1859.html
https://www.liderhaber.org/arnavut-gazeteci-yazar-bahitiden-avrupanin-erdogan-karsitligina-tepki-658516h.htm

Ja shkrimi i Anisa Bahitit:

Europës nuk ia ka fajin Erdogani!

Prej disa kohësh ka filluar një histeri e madhe “anti Erdogan” në Europë dhe në mediat e saj. Akuzohet për gjithçka të ndodhur; nga Libia në Jemen, nga Mesdheu në Armeni, nga Siria në Greqi, nga Qipro në Liban, e nga Holanda në Francë. Çdo dështim i brendshëm ose i jashtëm Europian i faturohet Erdoganit. Niset një kriminel nga Tunizia kalon dhe strehoet nga autoritetet në Itali, shkon dhe vret disa njerëz të pafajshëm në Nise, Francë, prapë debati publik është: “ Erdogani dhe panislamizni i tij”.
Por si është e vërteta ?
Në 18-të vjet Erdogani e ka transformuar Turqinë nga një vend në krizë të thellë në një nga 10-të Fuqitë më të Mëdha botërore, ekonomike dhe politike. Ai ka përmirësuar me dhjetra herë më shumë jeten e turqve dhe i ka dhënë jete, shpresë e biznes rinisë turke. Ai ka vendosur autoritetin ushtarak, politik e strategjik të Turqisë aty ku i takon. Turqia është fuqia më e madhe rajonale në Mesdheun Jugor dhe Detin e Zi. Ajo është kthyer në një superfuqi ekonomike, turistike dhe ushtarake. Megjithatë në diskurin politik të vendeve të BE-së, çdo dështim të tyre të brendshëm ia faturojnë “fuqisë” së Erdoganit. Kjo ndodh me Holandën, me Gjermaninë, Francën, Greqinë, Italinë etj.
Kaq e paarsyeshme është kjo situatë sa që dhe ata që nuk përkrahin Erdoganin, apo dhe qasjen e tij doktrinare, fetare kur sheh që çdo kurth apo dështim i faturohet atij, i vjen të mendojë a mos është koha që BE-ja, e cila me zor mori 1 milion emigrante gjatë periudhës 2014-2015, ndërkohë që Turqia ka 5 milionë të tillë në shtetin e vetë prej vitesh, fajin ta shohë te vetja dhe jo tek “Turqia e Erdoganit ?!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu