Mbillen 3 pemë ulliri në përkujtim të nxënëses dhe dy pedagogeve/ Flet babai i 22-vjeçares që humbi jetën nga Covid!

0

Babai i studentes 22-vjeçare, Euxhena Jorgji që ndërroi jetë për shkak të Covid-19 na ka treguar se vajza e tij ishte e përkushtuar ndaj kësaj dege ku deri në ditën e fundit të jetës mbante librin poshtë jastëkut.

Me lot në sy, ai tha se kanë kaluar 6 muaj nga largimi i Euxhenës, por ende është e vështirë të përshkruash botën e madhe që kishte.

“Euxhenën, një pjesë e mirë e personelit e njohin. Ajo ishte një vajzë që deri ditën e fundit të jetës së saj mbajti poshtë jastëkut librin. Sic tha profesori, mori një degë, por unë në fillim i thashë vazhdo me Financë Kontabilitet. Jo babi tha, është një degë e re, madje ma kanë rekomanduar dhe profesorët me emër këtu sepse kishte bashkëpunim shumë të ngushtë me profesorët që i jepnin mësim.

Sa herë në familjen tonë shikonin emisionet kur dilnin pedagogët e Fakultetit Ekonomik dhe vetë Euxhena që ishte studente, e ndiqnim me pasionin më të madh. Ende vazhdojmë të ndjekim të gjithë profesorët që dalin të debatojnë sepse në asnjë rrethanë, kujtimet e pasionin e Euxhenës nuk e harrojmë. Pavarësisht se kanë kaluar 6 muaj, por të flasësh për Euxhenën është e vështirë të përshkruash atë botë të madhe që kishte ajo, dashurinë që kishte për ne të gjithë, për shoqet, për miqtë, shokët dhe profesorët”, tha i ati.

Ditën e sotme, në oborrin e Fakultetit nga Hyrja e Re do të mbillen tri pemë ulliri në kujtim të pedagogëve dhe studentes.

Me përfundimin me rezultat të larta të studimeve Bachelor në degën e Financës pranë Fakultetit të Ekonomisë, Euxhena u regjistrua në Master Shkencor “Menaxhim Risku”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu