Mbretëresha Elizabeth kthehet në punë 4 ditë pas vdekjes së të shoqit. Kush është personi që e ”detyroi”

0

Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeth është kthyer në punë 4 ditë pas vdekjes së të shoqit, duke organizuar cermoninë e pensionit për krahun e saj të djathtë në Windsor.

Mbretëresha organizoi një ceremoni në të cilën Earl Peel u largua zyrtarisht si Lord Chamberlain, zyra e të cilit organizon ceremonitë mbretërore.

Earl Peel ishte Lord Chamberlain, i cili është roli më i lartë i oficerit në familjen mbretëore.

Familja mbretërore për vdekjen e princ Philip, do të mbajë 14 ditë zi, ndërkohë që mediat britanik janë pushtuar nga lajmet që lidhen me këtë ngjarje të trishtë.

Princi Philip, burri i Mbretëreshës Elizabeth II, ndërroi jetë në moshën 99 vjeçare. Prej disa muajsh ai kishte probleme me shëndetin e tij, dhe gjendja u përkeqësua.

Princi Philip kishte bërë një operacion në zemër disa javë më parë në një klinikë speciale dhe kishte kaluar disa javë në spital. Në shtëpi ai u kthye në mes të marsit. Në qershor ai do të kishte festuar 100 vjetorin e lindjes.

#infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu