Mbyt me duart e saj të bijën 9-muajshe dhe ia mbath nga paraburgimi/Emri

0

Irena Kostaki (Zeria), është arrestuar në Korçë sepse ishte e dënuar nga drejtësia greke me 20 vite burg pasi mbyti me duart e saj të bijën 9-muajshe.
Gjykata e Lamias në Greqi, me vendim penal të formës së prerë, e ka dënuar 46-vjeçaren banuese në fshatin Miras, të Devollit, me 20 vite burg, për veprën “Vrasja me qëllim”, sipas legjislacionit grek, e cila korrespondon me veprën penale “Vrasja e paramendim” të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
46 vjeçarja më datë 28.08.1995, në Diles, Greqi, ka vrarë duke e mbytur me duar, vajzën e saj 9-muajshe dhe më datë 05.03.1997 është arratisur nga Qendra e Paraburgimit të Femrave në Koridalo, Greqi, ku ka qenë me masë sigurie.
Gjykata e korcës ka njohur vendimin dhe ajo do ta kryejë burgun në vendin tonë
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor “Arratia”.
Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Komisariatin e Policisë Devoll, për kapjen e një shtetaseje me rrezikshmëri të lartë shoqërore, e shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Vihet në pranga 46-vjeçarja e dënuar në Greqi, me 20 vite burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
Strukturat për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit me Zyrën e Interpol Tirana dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, finalizuan operacionin e koduar “Arratia”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për ndalimin e shtetases në kërkim ndërkombëtar:
Irena Kostaki (Zeria), 46 vjeçe, banuese në fshatin Miras, Devoll, për të cilën është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
Gjykata e Lamias në Greqi, me vendim penal të formës së prerë, e ka dënuar këtë shtetase me 20 vite burg, për veprën “Vrasja me qëllim”, sipas legjislacionit grek, e cila korrespondon me veprën penale “Vrasja me paramendim” të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Kjo shtetase, më datë 28.08.1995, në Diles, Greqi, ka vrarë duke e mbytur me duar, vajzën e saj 9-muajshe dhe më datë 05.03.1997 është arratisur nga Qendra e Paraburgimit të Femrave në Koridalo, Greqi, ku ka qenë me masë sigurie.
Masa e sigurisë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë është caktuar për efekt të njohjes së vendimit të Gjykatës së Lamias, Greqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu