McGonigal u deklarua i pafajshëm në gjykatë, gazetarja: Aktakuza ka vetëm një të pandehur

0

Në lidhje direkte për emisionin “Opinion” gazetarja e “Zërit të Amerikës” Keida Kostreci ka folur lidhur me hetimet që po zhvillohen në SHBA ndaj ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal.

Gazetarja tha se gjatë seancës gjyqësore  që zgjati 15 minuta McGonigal u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzat se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për mos-raportimin e kontakteve dhe lidhjeve dhe zyrtarë të shteteve të tjera.

Kostreci ka thënë se në këtë seancë gjyqësore kishte vetëm 1 të pandehur dhe ai ishte McGonigal, teksa ka thënë se Personi A dhe B që përmenden në dosjen hetimore janë në funksion të aktakuzës që është ngritur ndaj ish-agjentit të FBI-së, McGonigal.

Blendi Fevziu:  Ka dalë në Gjykatën e Washingtonit sot dhe pritej që të shtyhej gjyqi?

Keida Kostreci:  Dje u tha që mund të mbahej seanca gjyqësore në një ditë tjetër dhe jo sot. Pastaj pati një njoftim tjetër që seanca do të mbahej sot dhe ka përfunduar para 2 orësh. Ishte një seancë e shkurtër, 15 minuta, rutinë ku McGonigal e deklaroi veten të pafajshëm. Ishte një procedurë e shkurtuar, kjo ishte gjëja kryesore që doli nga kjo seancë. U tha se do të ketë një seancë tjetër në një kohë të dytë për të vazhduar me procedurën.

Blendi Fevziu:  A është Agron Neza shqiptari që i ka dhënë atij 225 mijë Dollarë, por edhe para të tjera? A ka qenë ky personi që ka dëshmuar? Le të themi a është ai një dëshmitar i penduar?

Keida Kostreci:  Nuk e dimë këtë. Nuk kemi të dhëna që të konfirmojmë një gjë të tillë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu