Me 113 mijë euro në makinë, efektivi i RENEA-s i lidhur me grupet kriminale për trafikun e drogës në Elbasan, Tiranë dhe Shkodër

0

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me arrestimin e efektivit të RENEA-s, Altin Morina, i cili ditën e djeshme u kap në makinën e tij me 113 mijë euro, 290 mijë lekë të reja dhe 80 paund.

Morina dyshohet se ishte përfshirë në trafikun e heroinës dhe kokainës, me grupet kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan.

Gjithashtu, dyshohet se Morina ka lidhje dhe me Kreshnik Halilajn, i cili u arrestua më heret për arsenal armësh dhe drogë. Në këtë rast efektivi dyshohet se ka fshehur prova duke thënë se kokaina e gjetur në shtepinë e Halilajt nuk ishte kokainë, por miell buke.

Ky nuk është rasti i parë ku punonjës të policisë së shtetit shoqërohen me persona të inkriminuar. Kujtojmë këtu rastin e oficerit të operacionales Jeton Lami, i arrestuar për shpërdorim detyre, me akuzën se shoqëronte të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit të vitit të kaluar.

Zyrtarisht policia thotë se polici i Reneas u arrestua për tre vepra penale: pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe shpërdorim detyre. Mesditën e së martës Morina u kap duke lëvizur vetëm me një automjet audi në zonën e njohur si Kodra e Diellit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu