Me 39 gra dhe 89 fëmijë, shuhet kreu i “familjes më të madhe në botë”

0

Një 76-vjeçar që besohet të jetë kryefamiljari i familjes më të madhe në botë ka vdekur në shtetin Mizoram të Indisë.

Ziona Chana, kreu i një sekti fetar që praktikonte poligaminë, vdiq të dielën e 13 qershorit, duke lënë pas 38 gra, 89 fëmijë dhe 36 nipër e mbesa.

Lajmi u konfirmua nga kryeministri i Mizoram, Zoramthanga, i cili përcolli ngushëllimet e tij në Twitter me “zemër të thyer”. Chana thuhet se vuante nga diabeti dhe hipertensioni.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu