“Më drejtoi armën dhe më kërkoi para”, prezantuesi i njohur tregon si tentuan ta grabisin brenda biznesit

0

Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur prezantuesit të njohur nga Kosova Enur Pakashtica. 4 persona të armatosur me armë kanë tentuar që të grabisin biznesin e tij.

Pakashtica ka treguar me detaje të gjithë skenën, se si grabitësit e kërcënuan fillimisht me armë, dhe më pas qëlluan në ajër.

“Kam qenë në katin e dytë të ambienteve ku punoj, kur kanë ardhur grabitësit. Njëri prej tyre mu afrua me një armë të tipit “AK 47” dhe po më kërcënonte që t’i jepja para. Por nuk e bëra një gjë të tillë. Iu vërsula edhe unë pas.

Edhe ai filloi të zbrapset. Kur zbrita pashë edhe 3 bashkëpunëtorë të tij dhe i pashë që filluan të dilnin jashtë. Kur dolën, pashë që qëlluan me një plumb në ajër. Për fat të mirë  plumb nuk kapi në njerëz, apo në sende”, është shprehur prezantuesi për Prive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu