“Më fal pak xhaxhi…”, i riu shqiptar grabit 55 vjeçarin në Itali nën kërcënimin e armës

0

Një 21 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane nën akuzën se ka kryer një grabitje me armë në Firenze. Mediat shkruajnë se i riu shqiptar ka kërcënuar me armë një 55 vjeçar dhe më pas e ka grabitur. 55 vjeçari, i tmerruar nga ajo që ndodhi, e raportoi grabitjen pasi mbërriti në Siçili.

Sipas asaj që u rikonstruktua nga hetuesit, ishte ora 5 e mëngjesit kur 55-vjeçari që kishte dalë nga shtëpia për të marrë makinën e parkuar, kishte vënë re praninë e një të riu. Duke e thirrur “xhaxhi”, i riu i është afruar dhe më pas i ka vendosur armën në fyt për t’i marrë paratë që kishte.

21 vjeçari e ka detyruar atë të dorëzonte gjithçka, duke kontrolluar gjithashtu xhepat e tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur me 10 gusht të vitit të kaluar por hetimet ndaj të riut nisën në Janar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu