“Më ka shkatërruar”, Dove Cameron flet për ndarjen e saj nga aktori i njohur

0

Dove Cameron ka folur gjatë e gjerë për ndarjen e saj nga Thomas Doherty, duke thënë se shkëputja nga kjo ndarje e ka shkatërruar plotësisht.

Aktorja 25-vjeçare tha në intervistën e saj të fundit se muzika ishte e vetmja gjë që e shëroi dhe kjo u reflektua në realizim e këngës “LazyBaby”.

Kënga ka të bëjë me gjendjen e kaluar pas një ndarjeje të dhimbshme, shkruan InfoWebTv.

Ylli i “Descendants” është shprehur se lidhja 4-vjeçare me aktorin ishte një ndarje publike që e përjetoi jashtëzakonisht keq gjatë pandemisë.

“Ndarja më shkatërroi.Isha vetëm dhe ndarja ndodhi gjatë pandemisë.Askush nuk mund të më vizitonte, kështu që pata vështirësi në përballimin e situatës”, është shprehur aktorja.

Cameron ka treguar gjithashtu se ish-partneri i saj e dëgjon këngën e publikuar së fundmi gjatë gjithë kohës.

infowebtv.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here