“Më kanë ofruar para për të pasur fëmijë me to”, Riniani zbulon ofertën e marrë nga amerikanet

0

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” Riniani Leka është një ndër emrat më të përfolur të këtij programi.

Së fundmi, në një intervistë për emisionin “Glamour Zone” ai zbuloi detaje të ndryshme nga jeta e tij private, ku rrëfeu për herë të parë ofertën më të madhe që ka marrë nga një femër.

Ester Bylyku: Cila ka qenë oferta më e çmendur që ke marrë nga një femër pas fame?

Rinian Leka: Në fakt kanë qenë 2. Njëra më ka ofruar 70 mijë dollarë, ndërsa tjetra 50 mijë. Të dyja jetonin në Amerikë, dhe kërkonin të kishin fëmijë me mua. Nuk dëshironin që unë të mbaja asnjë përgjegjësi për fëmijën, vetëm të isha babai, dhe shpresonin që do të më ngjante mua. Por kam refuzuar, nuk do të pranoja për asnjë arsye në botë.

Para pak ditësh, ai pranoi se kishte gjetur dashurinë e jetës. I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ai tha se është njohur me një vajzë jashtë programit dhe se zemra ka filluar t’i rrahë.

“Zemra ka rifilluar të rrahë. Njohja ka ndodhur, tashmë them se jemi në fazën e dashurisë. Nuk ka lidhje me ‘Për’puthen’, as me shoëbiz-in. Kemi pasur një kontakt kur po lija programin”, rrëfeu ai.

Ditë më parë ai u fotografua me të dashurën në aeroport. Çifti shfaqeshin duke u puthur dhe shumë të lumtur, ndërsa vajza brune është e panjohur për ekranin.

Mirëpo identiteti i saj nuk është më i fshehtë, sepse është zbuluar dje gjatë festës që është organizuar për “Për’puthen”. Në një festë ku të gjithë ish-konkurrentët së bashku me stafin realizues të emisionit janë mbledhur në një për të festuar përfundimin e programit dhe suksesin e tij, Riniani u pa në festë me partneren e tij të re, me të cilën duket se shfaqet kudo. Gazetari Ervin Kurti ka publikuar në Instagram një foto të tyre, ku ata shfaqen shumë afër njëri-tjetrit e shumë të dashuruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu