Me këmbët në timon, publikohet video e një të riu duke i dhënë makinës me shpejtësi të lartë

0

Faqja “Aksidente rrugore” ka shpërndarë në rrjetin social një video ku shihet një i ri i papërgjegjshëm duke i dhënë makinës me këmbët në timon.

Personi identiteti i të cilit nuk dihet, shihet i shtrirë në kroskot teksa vozit me një shpejtësi të lartë, duke u kthyer në një rrezik potencial jo vetëm për veten por edhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Po në të njëjën faqe u denoncua pak ditë më parë rasti i një të riu i cili hipte sipër makinës në lëvizje për të realizuar një video në TikTok.

Policia arriti ta identifikonte duke i hequr më pas patentën, si dhe i vendosi 60 mijë lekë gjobë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu