“Më lëviz krevati natën”. Kallëzimi që la pa fjalë policinë shqiptare. Policia bën kërkime në GOOGLE dhe gjen zgjidhjen

0

Një 49-vjeçar ka lënë pa fjalë Policinë e Tiranës me kallëzimin e tij që në të vërtetë nuk ka zgjidhje. Burime policore të gazetës Si shpjegojnë se të vërtetë e morën shënim denoncimin e shtetasit A.T. po për shkak të mungesës ligjore nuk dinë si të veprojnë. A.T. vùan nga pagjumësia, shpesh ka probleme me tensionin dhe ky problem është kthyer në makth për të.

Sidoqoftë, burri dyshon se pas gjithë kësaj mund të gjendet dikush tjetër që ia vështirëson mbrëmjen qëllimisht. A.T. thotë në polici: “Gjatë natës në dhomën ku fle, ndiej lëvizje të krevatit. Nuk e kuptoj nga vijnë këto shqetësime. Paraqitem sot para policisë, pasi dua të bëj kallëzim si më poshtë. Shqetësimet e vazhdueshme më ndodhin në njërën nga dhomat. Krevati ka vibrime. “Policia thotë se banesa e burrit nga verifikimet gjendet në katin e dytë të një pallati dhe se faktet që burri denoncon nuk ekzistojnë, pasi dyqani nuk kryen asnjë aktivitet pas orës 19:00.

Nga ana e tij, 49-vjeçari këmbëngul se ndaj tij po aplikohet një metodë kŗiminale për ta lënë pa gjumë dhe për ta stresuar. Agjentët e pyesin kallëzuesin nëse ka dridhje krevati gjatë orëve të mëngjesit. Ai përgjigjet: jo. Na e shpjego, këmbëngul policia, frekuencën kohore të dridhjes së krevatit? Burri e detajon: ndodh pikërisht në momentin kur mua më zë gjumi. Më zgjojnë me dridhje krevati. Ngrihem menjëherë dhe krevati nuk dridhet më. Sapo shtrihem për të fjetur, më zgjojnë përsëri me dridhje krevati. Kjo situatë e përnatëshme ndodh derisa zbardh dita.

Policia kërkon shpjegime se prej sa kohësh denoncuesi gjendet në këtë situatë. Kam dy vite, thotë ai. Është një kërcënim i vazhdueshëm dhe i përditshëm. Është një metodë kŗiminale dhe presion që mua të më mbysë ankthi nga pagjumësia. Agjentët e pyesin shtetasin A.T. nëse ka dyshime se për çfarë mund të ndodh e gjitha kjo? Ai përgjigjet: Unë jetoj në një pallat të vjetër. Personalisht nuk kam probleme me asnjë person.

Më herët kam pasur mos-marrëveshje me një firmë ndërtimi që kërkoi prishjen e pallatit dhe për rrjedhim kompemsimin tim me metra katror. Në fillim nuk isha dakord, por së fundi rashë dakord. Pavarësisht kësaj, krevati vazhdon të vibrojë. Policia thotë jo zyrtarisht se e mbajti shënim denoncimin e 49 vjeçarit, pasi ai këmbënguli dhe ishte ankuar për mosveprim të agjentëve.

“Mbasi kallëzimi u protokollua dhe për rrjedhim nisën verifikimet në terren, agjentët e kanë këshilluar shtetasin A.T. që t’u nënshtrohet vizitave mjekësore, pasi nga kërkimet e policisë në “Google”, ai ka mundësi të vuajë nga tensioni, – shkruan në fund të veprimeve hetimore agjenti i policisë së Tiranës. Por denoncuesi vazhdon të këmbëngul se krevati vibron nga rrethanat e jashtme, që është e pabesueshme se mund të ndodhë, ndaj dhe nuk ka vepër penale, mbyllet procesverbali i drejtorisë së Tiranës./ GazetaSi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu