Zbulohen fakte të reja nga dhunimi i mësuesit 59-vjeçar ne Tepelenë. Policia e Tepelenës ka ndaluar një person, i cili është vëllai i një nxënëseje 13-vjeçare në shkollën 9-vjeçare të Tepelenës.
“Profesor eja të qeras me një kafe”/ Mësuesi rrëfen dhunën barbare nga 3 të panjohur: Më morën me makinë dhe…
Alvi Gumeni emigrant është kthyer nga vendi ku jetonte pas thirrjes se të motrës për ndihme pasi 13-vjeçarja pretendohet se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi 59-vjeçar Kleanthi Laçi.
Vetë Alvi Gumeni është vetëdorezuar para pak në Policine e Tepelënes duke dhënë shpjegimin e veta për dhunen që ushtroi ndaj mësuesit të edukimit fizik, Kleanthi Laçi, një ditë më parë.
Ai e ndërmori këtë veprim në kushtet e ndihmës që i pati kërkuar e motra e tij nxënëse e Kleanthi Laçit pasi ky i fundit sipas dëshmisë së të vellait të 13-vjeçares, e kishte ngacmuar shumë herë seksualisht dhe për këtë ai u kthye ne Shqipëri për të ndërmarrë aktin që kreu dje.
Ndërkaq, ka dhënë dëshminë e saj edhe 13-vjeçarja e pretenduar se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj Kleanthi Laçi, e cila është marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore në prezencë të psikologes.