Me shpejtësi “skëterrë” në autostradë/ Policia nuk fal, iu pezullon lejet e drejtimit 11 shoferëve. Dy të tjerë arrestohen për…

0

Policia e Tiranës ka vijuar gjatë natës kontrollet me radar për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Ata janë fokusuar në aksin Sauk-Teg dhe në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

Por, sipas bluve, pavarësisht kontrolleve të shtuara jo vetëm në fundjavë, por çdo ditë, përsëri evidentohen shumë drejtues mjetesh të cilët vijojnë të shkelin rregullat dhe të abuzojnë me shpejtësinë, alkoolin duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

“Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në 01:00 të mëngjesit të sotëm janë evidentuar nga kontrolli me radar 10 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 142 km/h deri 174 km/h ✈️, rrezik potencial për aksident rrugor. U është pezulluar leja e drejtimit 11 drejtuesve të automjeteve të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, në masën që varionte nga 0.30 mg/l deri në 0.49 mg/l.
Gjithashtu janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 2 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, në masën që varionte nga 0.55 mg/l deri në 0.68 mg/l“, thotë Policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu