‘Më sill një gjysmë birre’, kodi për të blerë kokainë në Tiranë. Hetimet e dështuara, po arrestojnë vetëm përdorues

0

Nëse ndjek statistikat e policisë me 3 deri në 4 të arrestuar në ditë me doza droge, kupton se droga në Tiranë po hetohet seriozisht.

Nëse ndjek statistikat e policisë me 3 deri në 4 të arrestuar në ditë me doza droge, kupton se droga në Tiranë po hetohet seriozisht.

Ditën që R.L doli para gjykatës për shpërndarje droge, fabula që e implikonte 19-vjeçarin lidhej me zbulimin e dy dozave që i kishte fshehur poshtë atletes. Por analizat mjeko-ligjore treguan se realisht i riu ishte një përdorues droge dhe se të dhënat nuk përputheshin assesi me pretendimin e policisë e cila njoftoi se kishte arrestuar një shpërndarës.

Ky fenomen i kthyer në një “traditë” në gjykata, e cila refuzon arrestimet dhe shpall detyrim-paraqitje për përdoruesit nxjerr në pah edhe njëherë se si antidroga dhe prokuroria më e madhe në vend është tepër larg hetimit të rrjeteve të drogës që funksionojnë të paprekura nga agjencitë ligjzbatuese.

Nëse ndjek statistikat e policisë me 3 deri në 4 të arrestuar në ditë me doza droge, kupton se droga në Tiranë po hetohet seriozisht. Por rastet e arrestimeve të shpërndarësve të vegjël që janë të parëndësishëm në rrjetet e trafikut të drogës në Tiranë tregojnë të kundërtën.

Duket se policia po përdor trukun e prangosjeve të tilla, të të rinjve që konstatohen me doza për të fshehur realitetin e frikshëm mbi shpërthimin e përdorimit të drogës në Tiranë e për pasojë funksionimin e grupeve në mënyrë të tillë saqë dalin të padëmtuar nga drejtësia.

“Konsideroj që në Tiranë grupet kriminale që shesin hashash dhe kokainë, por edhe heroinë e kanë kthyer trafikun në një nga industritë më të zeza dhe fitimprurëse, dhe mbas kësaj në vend të dytë sipas meje janë lojërat e fatit që deri diku në zona të caktuara drejtohen nga njerëz të njohur të krimit dhe nën heshtjen e policisë”, thotë një zyrtar tepër i besueshëm i Policisë së Shtetit që vlerëson se ndaj këtyre krimeve policia qëndron në stanjacion.

I pyetur se sa mund të jetë fitimi vjetor në fushën e shpërndarjes së drogës në Tiranë oficeri i lartë që disponon informacione se grupet kriminale i kanë ndarë territoret e tyre, jep si shembull një nga goditjet e shpërndarjes së drogës pothuajse një vit më parë.

“Le të mos harrojmë aksionin ku shpërndarësi punonte me mëditje dhe paguhej 25 mijë lekë të vjetra në ditë dhe në fund të ditës vetëm për një turn dhe vetëm në një vend ai fitonte 300 mijë lekë të vjetra. Llogarit vetëm një shpërndarës në një vend. Kështu që fitimi në rang qyteti shkon me miliona”, shprehet për Gazetën Si burimi policor që disponon informacione të sigurta të krimit të organizuar, që siç duket ka arritur të komprometojë edhe antidrogën apo shefa komisariatesh që nuk reagojnë për të goditur në thelb problematikën e shpërndarjes së narkotikëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu